Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Spoti i protestës së të enjtes kundër Erion Veliajt

VIDEO/ Spoti i protestës së të enjtes kundër Erion Veliajt

Ditën e enjte qytetarët e Tiranës do të mblidhen serish në protestë tek bashkia e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt.

 

Protesta është thirrur nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ dhe e mbështetur nga opozita. 

Protestat janë thirrur pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, që janë edhe njerëzit më të afërt të Erion Veliajt për skandalin e kompanisë ‘5D’.

SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.

 

Të fundit