Flash News

E-TJERA

Video/ Studenti i Mjekësisë i bën ‘pritë’ socialistëve: T’iu vijë turp, a keni fëmijë ju?

Video/ Studenti i Mjekësisë i bën ‘pritë’

Studentët e Mjekësisë lanë mbajtur sot protestë para Parlamentit ku kërkuan që qeveria të tërhiqej nga vendimi i marrë një ditë më parë, sipas të cilit studentët do ta marrin diplomën 5 vite pas punësimit.

Një student ka pritur jashtë derës së Parlamentit deputetët e PS-së të cilët ishin duke dalë nga seanca plenare. Studenti i drejtohet deputetit socialist Ilir Metaj për votën që hodhi pro projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë.

“T’ju vijë turp që prisni derisa të ikim dhe të dilni”, i tha studenti Metajt.

Studenti: Tani po dilni, turp t’ju vijë. A keni fëmijë ju? Po hiqi mor gishtat se as për gishta dhe as për një tjetër në botë mua nuk më plas. Po ti që ke votuar ‘pro’ të të vijë turp. Ty të të vijë turp bashkë me këto që prisni atje derisa të ikim ne dhe të dilni, ja ju t’ju vijë turp. Ti s’më mëson dot mua, sepse ti me gjithë këta kolegët e tu vidhni sa vidhni dhe më hiqni të ardhmen mua dhe mos më qesh mua se ke dalë deputet nga votat tona. Të të vijë turp. Unë nuk të tregoj se kë kam votuar por ti ke dalë deputet nga votat e popullit. Turp t’ju vijë të gjithëve.

Të fundit