Flash News

E-TJERA

Video/ Takime për projektin e ishullit të Sazanit, e bija e Trump shfaqet në Zvërnec

Video/ Takime për projektin e ishullit të Sazanit, e bija e Trump

Nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar nga një delegacion, vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë mbërritur sot në Vlorë.

Jared Kushner ka mbërritur me një delegacion në zonën e ujit të ftohtë aty ku u zhvillua një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Ndërkohë, mediat kanë mundur të fiksojnë një moment kur vajza e presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, është shfaqur në zonën e Zvërnecit.

Siç duket nga pamjet e BW, Ivanka shfaqet buzë detit në Zvërnec, duke parë nga afër zonën, ndërsa diçka flet me bashkëpunëtorët e saj.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

Të fundit