Flash News

E-TJERA

Video/ Tifozët ‘pushtojnë’ fushën dhe sheshet, Napoli shpallet kampion i Italisë

Video/ Tifozët ‘pushtojnë’ fushën dhe sheshet, Napoli

Ndeshja Udineze-Napoli u mbyll në barazim 1-1, por ky rezultat shpalli matematikisht kampion miqtë, të cilët dominuan gjatë gjithë sezonit. Mbrojtje mur, mesfushë që lidh mirë mbrojtjen me sulmin dhe ofensivë për t’u pasur zili. Ky është ekipi i Spalletit, që rikthen klubin te titulli pas 33 vitesh pritje.

Loja e napoletanëve bëri që të gjithë ta kishin zili dhe që u ‘kurorëzua’ me titullin e Serisë A. Golin për Napolin e shënoi sulmuesi Victon Osimhen, i cili kryeson renditjen e golashënuesve deri më tani në kampionat dhe synimi do jetë të qëndrojë aty.

Në përfundim të ndeshjes, tifozët hynë në fushë për të përqafuar lojtarët dhe festa shpërtheu. Nga gjithë ai grumbullim nuk mund të mungonin dhe incidentet me disa tifozë të Udinezes që goditën tifozët e Napolit.

Gjithsesi ky sezon ka qenë fantastik për Napolin, që fiton titullin e tretë të Serisë A në histori.

 

Të fundit