Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Tirana fiton mes tensionit në "Selman Stërmasi", Laçi mposht Apoloninë

VIDEO/ Tirana fiton mes tensionit në "Selman Stërmasi",

Laçi ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 0-1 Apoloninë në transfertë. Heroi i kurbinasve në këtë sfidë të zhvilluar në "Loni Papuçiu" ishte Emiljano Musta, i cili arriti të përfitonte nga një gabim në mbrojtje i fierakëve, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ngjitet në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Apolonia mbyll tabelën me 20 pikë.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në "Selman Stërmasi", Tirana ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Kastriotit. Goli për kryeqytetasit u realizua nga Erion Hoxhallari në minutën e '78 të takimit.

Pas golit, drejtuesit e Kastriotit vërshuan në fushë teksa filloi dhe tensioni, pasi pretendonin se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë. Vlen të thekohet se tek skuadra bardheblu pretendonin për tre penallti, dy me Danson dhe një me Hoxhallarin.

Me këtë triumf skuadra e drejtuar nga Orges Shehi renditet në vendin e 5 në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 31 pikëve.

Të fundit