Flash News


E-TJERA

Video/ Trafik i rënduar në dalje të Tiranës, kaos në autostradën Tiranë-Durrës

Video/ Trafik i rënduar në dalje të Tiranës, kaos në
Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është shënuar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës, duke krijuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e automjeteve.

Situata kaotike është regjistruar në segmentin nga Qafa e Kasharit deri në hyrjen e qytezës së Vorës, përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, një nga akset më të frekuentuara në vend.

Shumë drejtues mjetesh janë përballur me vonesa të gjata dhe lëvizje të ngadaltë, ndërsa shkaqet e këtij bllokimi nuk janë bërë ende të ditura.

Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet nëse ky trafik lidhet me ndonjë aksident apo me punimet në rrugë që janë zhvilluar herë pas here në këtë segment.



Të fundit