Flash News

E-TJERA

Video/ Trafikantët në Malësi të Madhe ruajnë dhe ujisin me armë në krah parcelën me kanabis

Video/ Trafikantët në Malësi të Madhe ruajnë dhe ujisin

 Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga një operacion anti-kanabis në Malësi të Madhe, ku në pranga ranë tre persona.

Në pamje, shihet se si një person ruan dhe vadit me armë në krah parcelën e mbjellë me kanabisit. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni policor i koduar “ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ruante parcelën i armatosur dhe u filmua nga pajisjet inteligjente duke vaditur bimët narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, për përkrahje të autorit të krimit dhe për moskallëzim krimi”, njofton policia.

 

Të fundit