All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Video/ Trump përshëndet me lavdërime dhe humor liderët në Bordin e Paqes, për Ramën vetëm formalitet

All - Paragraf - 1

Video/ Trump përshëndet me lavdërime dhe humor liderët

Gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Washington, D.C., presidenti amerikan Donald Trump përmendi edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, por ndryshe nga liderët e tjerë të pranishëm, ai u mjaftua vetëm me emrin e tij, pa ndonjë koment shtesë, vlerësim apo moment humori.

All - Paragraf - 3

Në pjesën hyrëse të fjalës, Trump përdori formulën standarde protokollare “we are honored to be joined today…”, një frazë tipike që përdoret në evente të nivelit të lartë për të përshëndetur të ftuarit.

Ajo që ra në sy është detaji se emri i Ramës u përmend në një kontekst formal, i renditur sipas radhës alfabetike të shteteve, pasi “Albania” renditet ndër të parat për shkak të shkronjës “A”.

Ndërkohë, për liderë të tjerë, Trump ndaloi më gjatë, bëri komente vlerësuese, madje shtoi edhe nota humori, duke krijuar kontrast të dukshëm me mënyrën se si kaloi mbi emrin e kryeministrit shqiptar.

Kujtojmë se disa muaj më parë, video e Edi Ramës, ku tallte presidentin amerikan Donald Trump duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, bëri xhiron e botës dhe si duket ai episod vijon të përmendet në sfondin e marrëdhënies së tyre publike. 

Ndiqni videon:


Bordi i Paqes në Washington ka mbledhur liderë dhe përfaqësues nga disa vende, me fokus në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe iniciativat për stabilitet në rajon.

Të fundit