Flash News

E-TJERA

Video/ Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë, përcillet me lot dhe lule

Video/ Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë,

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, i cili u vra para disa ditësh ne Itali u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar.

Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut.

 ‘Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I ndjeri humbi jetën disa ditë më parë pasi është qëlluar me shtizë peshkimi nga një algjerian.

Policia italiane thotë se debatet kanë nisur për shkak se personat që kryen vrasjen ankoheshin se makina ku ndodheshin Bitri dhe miqtë e tij italianë nuk po ecnin më shpejtësi.

Klajdi Bitri prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali. Autori algjerian, Melloul Fatah, u arrestua disa orë pas ngjarjes nga policia. Pasi qëlloi të riun shqiptar, ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Në momentin e ndalimit, policia i sekuestroi dhe shtizën e peshkimit më të cilën i mori jetën të riut shqiptar.

 

Të fundit