Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Turistët italianë ia mbathin pa paguar nga restoranti në Berat

VIDEO/ Turistët italianë ia mbathin pa paguar nga restoranti në

 Së bashku me turistët që shijojnë bukuritë e vendit tonë dhe janë të përgjegjshëm gjatë udhëtimit në sajte turistike dhe plazhe, ka edhe nga ata që lënë gjurmë për keq.

Të tillë janë ky grup turistësh italianë në Berat, të cilët janë ekspozuar me zë dhe figurë nga një prej bizneseve të zonës.

Restorant “Guva”, ndër më të frekuantuarit në zonën e Mangalemit prej të huajve që vizitojnë qytetin, ka zgjedhur të shprehë indinjatën për disa turistë italianë që janë larguar pa paguar faturën e tyre, duke publikuar pamjet e sigurisë.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, 4 turistët italianë shihen duke zbritur me nxitim shkallët e brendshme të lokalit dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia mbathin nga sytë këmbët

Pronarët e restorantit e kanë marrë me qetësi situatën, duke u shprehur me ironi në postimin e tyre dhe për më tepër duke u uruar pushime të mbara.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!“, shkruhet aty.

Të fundit