Flash News

E-TJERA

Video/ Turizëm elitar mbi plehra, denoncon gazetarja: Turp! Valbona është kthyer në kosh mbeturinash

Video/ Turizëm elitar mbi plehra, denoncon gazetarja: Turp! Valbona

Një situatë alarmante mjedisore është evidentuar në lumin e Valbonës, një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë, i cili sot përballet me ndotje të rëndë nga mbeturinat.

Lumi që prej vitesh konsiderohet simbol i bukurisë natyrore dhe krenarisë kombëtare, është shndërruar në një vendgrumbullim mbetjesh, duke ngritur shqetësime serioze për mjedisin dhe turizmin.

Ndotja është denoncuar publikisht nga gazetarja Alma Çupi, e cila përmes një videoje ka bërë të ditur gjendjen e rëndë të lumit. Pamjet tregojnë qartë grumbuj masivë mbeturinash përgjatë shtratit të Valbonës, duke krijuar një panoramë tronditëse dhe aspak të denjë për një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit.

Në reagimin e saj, Çupi shprehet se Valbona është kthyer në një “pirg plehrash”, duke theksuar se në këto kushte Shqipëria rrezikon të humbasë identitetin e saj si një vend që synon turizmin elitar. Sipas saj, ndotja nuk është një fenomen i izoluar, por një problem i përhapur në të gjithë vendin, nga Veriu në Jug, në lumenj, fshatra dhe zona të banuara.

“Lumi i Valbonës është kthyer i gjithi në një kosh plehrash. Kam ndaluar në rrugë për të parë këtë pamje skandaloze, të një prej lumenjve që na përfaqëson në mbarë botën. Imagjinoni se çfarë turizmi mund të ofrojmë me këtë realitet. Shqipëria është mbuluar nga mbeturinat kudo dhe kjo është një turp për një vend që pretendon turizëm elitar”, shprehet gazetarja.

Të fundit