Flash News

E-TJERA

Video/ U lirua nga GJKKO, dalin pamjet kur Vangjush Dako del nga burgu

Video/ U lirua nga GJKKO, dalin pamjet kur Vangjush Dako del nga burgu

Dalin pamjet nga momenti kur ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako la sot qelinë e burgut, pas vendimit të GJKKO e cila i caktoi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dako ka lënë qelinë dhe pasi është takuar me të afërmit, i është drejtuar banesës së tij i shoqëruar nga forcat e policisë, ku edhe do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. 

Gjykata e Posaçme shpërndau një njoftim për mediat në të cilin sqarohej se Dako i kërkoi gjykatës që të konstatonte mbarimin e afateve të paraburgimit si pasojë e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar më 6 qershor 2023.

Dako akuzohej për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

 

Të fundit