Flash News

E-TJERA

Video/ U ngujua në Orosh, Hamza Uka stërviste dy djemtë e tij si luftëtarë të ISIS

Video/ U ngujua në Orosh, Hamza Uka stërviste dy djemtë e tij si

Erzen alias Hamza Uka u vetëdorëzua mbrëmjen e së hënës para efektivëve të policisë dhe RENEA-s, pasi ishte ngujuar bashkë me Julian Cumrrakun në një banesë të pabanuar në Orosh të Pukës.

Uka është i njohur për policinë, pasi ka shërbyer si komando në Irak dhe Afganistan. Në prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Në shtator të vitit 2020, ai u dënua me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Uka publikonte video në kanalin e tij në Youtube me përmbajtje ekstremiste, ku stërviste dy djemtë e tij si luftëtar të ISIS.

 

Të fundit