Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Video/ U vra dje në Dobraç, pamje nga tentativa për ekzekutimin e Arlind Bushatit më 10 tetor
Arlind Bushati, 32 vjeç, humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas atentatit mafioz në Dobraç ku mbeti i vdekur Hamza Liçi, vëllai i Ibrahim Liçit, dhe Flutura Basha 65 vjeç, kalimtare e rastit.
Më 10 tetor, Arlind Bushati u kërcënua me armë në mes të pedonales të qytetit teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe.
Nga pamjet e siguruara më lart nga Ora Neës, shfaqen pamje nga momenti i atentatit ndaj Bushatit.
Shihet se një motor me dy persona me skafandra ka ndaluar para tavolinës ku ndodhej 32 vjeçari. Të paktën nga kallëzimi i tij, njëri nga personat ka nxjerrë armën, por sipas Bushatit nuk ka arritur të shkrepet.
Dy personat e tjerë që e shoqëronin nuk e kanë kuptuar në momentin e parë. Bushati ka qenë i pari që ka pikasur dy personat sepse ka qenë në pozicion paralel me ta.