Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Zuri vendin e Griezmann, portieri i Stuttgart i mohon Manajt golin e radhës me Barçën

VIDEO/ Zuri vendin e Griezmann, portieri i Stuttgart i mohon Manajt golin e

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman i ka besuar sërish Rei Manaj, teksa e ka aktivizuar dhe në miqësoren e fituar me rezultatin 3-0 nga katalanasit kundër Shtutgartit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli, por u aktivizua në minutën e 79-të, duke zënë vendin e Griezmann. Edhe pse vetëm pak minuta në fushën e blertë, 24-vjeçari e ka patur një shans të artë për të shënuar sërish me Barcelonën.

Vetëm pak sekonda pas aktivizimit, Rey Manaj i ndodhur i vetëm përballë portierit të Shtutgartit, nuk arriti të shënonte, pasi gjuajtja e tij u prit nga ky i fundit. Ky ishte rasti i vetëm për të.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Memphis Depay, 18-vjeçari Demir dhe talenti Puig.

 

Të fundit