Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Videoja “ekskluzive” që zhvendosi fokusin e medias nga votimi për Ballukun

Vetëm dy orë pas vendimit të Kuvendit kundër kërkesës së SPAK, një video nga një takim i paqartë mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë u shpërnda me shpejtësi në media, duke dominuar portalet dhe emisionet ‘prime time’. Analistët e shohin këtë si një manovër për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarja kryesore.
Vendimi i Kuvendit për të mos hequr imunitetin e Belinda Balluku ishte pa dyshim ngjarja kryesore politike e ditës së djeshme. Mazhoranca socialiste votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Vendimi shkaktoi reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët të cilët shprehën shqetësim për qëndrimin e shumicës parlamentare.
Por pa u bërë ende dy orë nga ky zhvillim, një tjetër temë nisi të pushtonte hapësirën mediatike.
Një video e servirur si “ekskluzive” e publikuar nga një televizion kombëtar shoqëruar me tekstin e një “vizite misterioze” në Kryeministri. Sipas materialit të transmetuar, në ambientet e godinës shihej të hynte Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila pritej nga kryeministri Edi Rama.
Televizioni raportonte se pamjet ishin xhiruar rastësisht nga një telefon celular në zonën e parkut të Piramidës dhe kishin mbërritur në redaksinë e tij. Videoja tregonte momentin e takimit mes kryeministrit dhe diplomates amerikane.
Në tekstin shoqërues nënvizohej se vizita nuk ishte njoftuar zyrtarisht dhe se Kryeministria nuk kishte pranuar ta komentonte takimin. Po ashtu, as Ambasada Amerikane nuk kishte bërë ndonjë njoftim publik për këtë vizitë.
Pak më vonë, e njëjta video dhe pothuajse i njëjti tekst u shpërnda si “ekskluzivë” edhe në disa televizione të tjera. Brenda pak orësh, pamjet u bënë virale në portale dhe në rrjetet sociale. Në shumë media online fokusi nuk ishte më vetë takimi, por detajet dytësore.
“Me mini-fund dhe taka të larta në zyrën e Ramës”, shkruanin disa portale, duke komentuar veshjen e ambasadores amerikane në pamjet e publikuara. “Veshja ‘e papërshtatshme’ e kryediplomates së SHBA-së në Athinë, i shkon Ramës në zyrë me minifund provokues”- shkruante një tjetër.
Videoja mori hapësirë edhe në emisionet prime time televizive, ku megjithëse tema kryesore ishte votimi për Ballukun, një pjesë e mirë e diskutimit u përqendrua te takimi i paqartë dhe deri te komentet jo etike për veshjen e ambasadores.
Në këtë mënyrë, një video e shkurtër nga një takim i paqartë për nga natyra dhe qëllimi u kthye brenda pak orësh në një nga temat më të diskutuara të ditës. Faktoje pyeti Agjencinë për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë për qëllimin e takimit.
“Nuk kemi asnjë koment për këtë temë”, tha shkurt MIA për Faktoje.
Mirëpo disa sqarime i dha kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se takimi me diplomaten amerikane përfshiu çështje me interes të lartë për rajonin.
“Për të diskutuar për disa çështje që janë çështje të interesit të lartë amerikan në këtë rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë”, u shpreh Rama.
“Kini parasysh që ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane, drejtëpërdrejtë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të Trump,” përfundoi ai.
“Shmang vëmendjen”
Analistët ofrojnë interpretime të ndryshme mbi momentin dhe mënyrën se si videoja u bë pjesë e debatit publik. Nga perspektiva e studimeve të komunikimit, pedagogu Erlis Cela thekson se koha e publikimit të një informacioni luan një rol vendimtar në mënyrën se si strukturohet vëmendja e publikut brenda ciklit të lajmit.
“Në teoritë e komunikimit theksohet se media dhe aktorët politikë ndikojnë jo vetëm për çfarë mendon publiku, por edhe se cilat tema bëhen dominante në një moment të caktuar. Kur një video apo informacion publikohet në një moment kur një zhvillim tjetër politik po dominon diskursin publik, ai shpesh funksionon si një mekanizëm për të zhvendosur fokusin e debatit,” shpjegon ai.
Cela thekson gjithashtu se ky fenomen mund të kuptohet përmes konceptit të media events, ku një ngjarje ndërpret rutinën e zakonshme të lajmeve dhe tërheq vëmendjen e publikut.
“Edhe videoja e takimit të kryeministrit me ambasadoren amerikane, apo episode të ngjashme që shpërndahen në momente kritike, mund të krijojnë një ‘mini-event’, që tërheq interesin e mediave dhe të publikut. Momente të tilla ndikojnë në ndërtimin e asaj që në studimet e medias quhet ‘qendra e ndërmjetësuar’ e debatit publik, pra momentin kur media përcakton se cila çështje konsiderohet tema kryesore e ditës,” shpjegon ai.
Analistët e tjerë e shohin shpërndarjen e kësaj videoje si një mënyrë për të zhvendosur fokusin nga ngjarja kryesore politike e ditës.
“Video është lëshuar për të shmangur vëmendjen. Nuk ka lidhje me politikën; zonja ka ardhur privatisht, jo si ambasadore”, thotë Neritan Sejamini për Faktoje.al.
Ndërkohë, pedagogu i komunikimit politik Ermal Hasimja tregohet më i rezervuar për të komentuar vetë takimin, duke theksuar mungesën e informacionit zyrtar mbi rrethanat dhe qëllimin e tij.
“Nuk dihet ende asgjë e sigurt për takimin. Çdo koment do të ishte spekulim i pastër”, u shpreh Hasimja.
Megjithatë, sipas tij, në politikën shqiptare është një praktikë e njohur që aktorët politikë të kërkojnë të shfaqen pranë figurave ndërkombëtare, për shkak të nivelit të besueshmërisë që këto figura kanë në publik.
“Është e qartë që politika shqiptare gjuan foto e video me ndërkombëtarë sa herë i jepet rasti, madje edhe investon fuqimisht për to edhe përmes kompanive lobuese. Në kushtet kur besueshmëria e votuesve te partitë është shumë e ulët dhe ajo e ndërkombëtarëve shumë më e lartë, politikanët rreken ta asociojnë veten me burime të besueshme për të aluduar mbështetje”, shpjegon ai.
Pavarësisht interpretimeve të ndryshme, një fakt mbetet i qartë brenda pak orësh, fokusi i debatit publik u zhvendos nga votimi në Kuvend për kërkesën e SPAK te një video nga një takim diplomatik i veshur me mister. Në epokën e mediave sociale dhe të ciklit të shpejtë të lajmeve, shpesh jo vetëm ngjarja, por edhe momenti kur publikohen pamje apo informacione të reja, mund të ndikojë drejtpërdrejt në atë që do të dominojë diskutimin publik të ditës./ Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38