Flash News

E-TJERA

Videoskandali me Safet Gjicin, zbardhen detaje nga dëshmia e Alma.K

Videoskandali me Safet Gjicin, zbardhen detaje nga dëshmia e Alma.K

Alma K. ka përfunduar dëshminë në SPAK. Nga raportimet mësohet se hetuesit e BKH, në prani të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, kanë marrë në pyetje Alma. K, personazhin në video-skandalin e ish-Kryebashkiakut Safet Gjici, lidhur me përfshirjen e të tjerë personave në këtë ngjarje.

Më konkretisht SPAK dhe BKH po heton nëse pas video qëndrojnë ose jo të tjerë persona, si dhe qëllimi i regjistrimit të skenave.

Raportohet se Alma.K ka dhënë sqarime mbi takimet me Gjicin, por edhe mbi projektin që ajo ka paraqitur për sterilizimin e qenve të rrugës në Bashkinë e Kukësit.

Gjatë marrjes në pyetje, agjentët e BKH kanë pyetur Alma. K, nëse në “shënjestrën” e saj ka pasur të tjera personazhe ose jo, ndërkohë që interesi më i madh për hetuesit ka qenë nëse ajo është ndihmuar ose jo nga të tjerë persona.

Ditën e djeshme është marrë në pyetje edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili vazhdon të qëndrojë në qeli, ndërsa për Alma Kaçin, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kur ka kaluar gati 1 muaj nga skandali, që solli dhe arrestimin e Gjicit, SPAK vijon ende me hetimet për ngjarjen në fjalë.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.

 

Të fundit