Flash News

E-TJERA

Vidhet një pikë e këmbimit valutor në Kombinat, autori kërcënoi me një pistoletë lodër

Vidhet një pikë e këmbimit valutor në Kombinat, autori

Vidhet një pikë e këmbimit valutor në zonën e Kombinatit në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, autori ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar.

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit