Flash News

E-TJERA

Vidhnin ATM në Tiranë me karta të klonuara, shpallen në kërkim 3 rumunë

Vidhnin ATM në Tiranë me karta të klonuara, shpallen në

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat tregoi dy raste të vjedhjes nga ATM me karta të klonuara.

Rasti i parë lidhet me operacionin e koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua veprimtaria kriminale e 3 shtetasve rumunë, të cilët kanë arritur të vjedhin para nga ATM-të në Tiranë.

“Me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës”, njoftoi Vocaj.

 

Të fundit