Flash News

E-TJERA

Vidhnin banesa, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Vidhnin banesa, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Policia italiane ka kapur një grup shqiptarësh, të cilët akuzohen për vjedhjen e një sërë banesash në zona të ndryshme të qytetit të Milanos.

Hetimet nisën me identifikimin e një makine të vjedhur, të përdorur nga banda.

Kjo e fundit i ndërronte shpesh target, të cilat iua vidhnin makinave të tjera. Të arrestuarit janë të moshave 22, 28 dhe 37 vjeç.

Policia ka sekuestruar veshje dhe pajisje që përdoreshin për të vjedhur shtëpitë, si dhe bizhuteri e para.

 

Të fundit