Flash News

E-TJERA

Vidhnin energji elektrike, paditen pronarët e 3 subjekteve në Tiranë

Vidhnin energji elektrike, paditen pronarët e 3 subjekteve në

OSSH ka paditur pronarët e disa objekteve në Tiranë, pasi vidhnin energji elektrike.

OSSH bën me dije se raste janë denoncuar në polici dhe do të ndiqen nga organet kopetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i OSSH-së:

Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë vijojnë kontrollet tek linjat ku dyshohet se ka humbje në rrjet për shkak të veprimeve të paligjshme.

Konkretisht, në 24 orët e fundit janë “goditur” 3 raste subjektesh që abuzonin me energjinë elektrike, duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.

Dy objekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re. Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

 

 

Të fundit