Flash News

E-TJERA

Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Vlorë, arrestohen 4 persona

Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Vlorë, arrestohen 4

Katër persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen se vidhnin karburant në zonën e Byppasit të qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë shtetasit me iniciale B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç, A. D., 36 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Uniformat blu të qytetit jugor bëjnë me dije se të dyshuarit kryenin vjedhje, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar “By Pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme  në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit