Flash News

E-TJERA

Vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve dhe blinin produkte online/ Arrestohet 33-vjeçarja, një tjetër nën hetim

Vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve dhe blinin produkte

Një 33-vjeçare është arrestuar dhe një tjetër është nën hetim, pasi vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve dhe i përdornin ato për të blerë produkte online.

Në pranga ka rënë J. M., 33 vjeçe, ndërsa në gjendje të lirë u procedua M. M., 35 vjeçe. Ato akuzohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Policia i nisi hetimet për këtë rast, pas denoncimit nga një kompani e telefonisë së lëvizshme. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesat e dy të rejave janë gjetur dy telefona cellular iPhone, arta të ndryshme dhe dokumente e fatura të ndryshme bankare.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 33-vjeçarja ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online).

Të fundit