All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vidhnin të rinjtë që pinin hashash te Liqeni Artificial, arrestohen dy policë në Tiranë

All - Paragraf - 1

Vidhnin të rinjtë që pinin hashash te Liqeni Artificial,

Vihen në pranga dy punonjës policie, një i komisariatit nr.1 në kryeqytet dhe një i policisë bashkiake.

All - Paragraf - 3

Efektivi i komisariatit 1, Serxhio Cani dhe polici bashkiak i Tiranës, Sajmir Muzikanti akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit artificial në Tiranë. 

 Ata kanë qenë në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ndalonin të rinj me cigare hashashi dhe i vidhnin paratë. Më pas, u vinin prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm", ben me dije policia. 

 

Të fundit