Flash News

E-TJERA

Vidhnin të rinjtë te Liqeni Artificial, gjykata lë në burg dy policët në Tiranë

Vidhnin të rinjtë te Liqeni Artificial, gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe efektivin e Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për policët, pasi akuzohen për “vjedhje” përmes kanosjes te qytetarëve në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

 Ata dyshohet se u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme, që kapeshin duke konsumuar kanabis në liqenin Artificial të Tiranës.  

Ndaj dy efektivëve ishin bërë 9 kallëzime por vetëm tre raste janë dokumentuar nga prokuroria.

 

Të fundit