Flash News

E-TJERA

Vidhte makina dhe i shiste me kontrata false, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Vidhte makina dhe i shiste me kontrata false, arrestohet 38-vjeçari

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin nëpërmjet kontratave noteriale false.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

- E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit