Flash News

E-TJERA

Vidhte para, bizhuteri, celularë në 12 banesa, arrestohet ‘makthi’ i Tiranës

Vidhte para, bizhuteri, celularë  në 12 banesa, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i të paktën 12 vjedhjeve të banesave në Tiranë.

Sipas policisë, I arrestuar për këto vjedhje është A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, “Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”,  ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

* Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

* Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

* Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

* Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

* Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

* Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;

* Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

 

Të fundit