Flash News

E-TJERA

Vidhte targa dhe ua shiste personave me precedentë penalë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

Vidhte targa dhe ua shiste personave me precedentë penalë, arrestohet

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi lëvizte me një mjet me targa të vjedhura.

Brenda automjetit tip “Ford”, në bagazh janë gjetur edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, si dhe në sediljen e shoferit janë gjetur kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç (i ngjashëm me maskat).

36-vjeçari është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit.

Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Sigurimit të mjeteve për vjedhje”.

Të fundit