Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla”/ Nga raporti i Dick Martyt te dialogu me Serbinë, deklarata e parë e Begajt në Prishtinë
Në konferencën e parë nga Kosova, që pasi mori drejtimin e shtetit shqiptar, Bajram Begaj foli për lidhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se është e pandashme dhe se është vetëm një komb.
Krah homologes Vjosa Osmani, ai deklaroi se destinacioni i dy shteteve shqiptare është perëndimi. Ai foli edhe për raportin e Dick Martyt, i cili akuzon krerët e UÇK-së për krime lufte, duke hedhur poshtë këto akuza.
Begaj deklaroi se UÇK-ja është faqe të ndritur të historisë, ndërsa kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenti siguroi se Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës ne organizmat ndërkombëtare.
Referuar dialogut me Serbinë, ai theksoi rëndësinë e tij, si dhe faktin se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.
“Simbolike e lidhjes sonë së pandashme dhe të pandryshueshme. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, harta jonë e përbashkët patriotike. Destinacioni ynë i përbashkët dhe Brukseli dhe bashkimin jonë në aleancën euroatlantike.
Ibrahim Rugova, shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri. UÇK-ja faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme
Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.
Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur
Shqipëria, zëdhënëse e interesave të Kosovës ne Këshillin e Sigurimit. Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët tanë ShBA-në dhe BE-në. Vazhdimi i dialogut me Serbinë, e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”, tha Begaj.