Flash News

E-TJERA

Vijnë në Tiranë legjendat e futbollit Arie Haan dhe Ruud Krol

Vijnë në Tiranë legjendat e futbollit Arie Haan dhe Ruud Krol

Në Tiranë do të zhvillohet Java Kulturore Holandeze nga data 9 -11 tetor.

Gjatë Javës Holandeze do të zhvillohet një seri aktivitetesh me rastin e 55-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë.

Mes tyre, pritet të kujtohet ndeshja historike e vitit 1970 mes Ajax dhe 17 Nëntorit, që përfundoi 2–2 dhe u bë simbol i miqësisë dhe diplomacisë sportive.

Për këtë arsye, legjendat Arie Haan dhe Ruud Krol rikthehen në Tiranë për t’u ribashkuar me ish-lojtarët shqiptarë, në një ribashkim që përfshin panel diskutimi dhe ekspozitë me imazhe të papublikuara nga ajo periudhë.

Të fundit