Flash News

E-TJERA

Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin e humbur në Durrës, pas gjyshit, arrestohet një tjetër i afërm

Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin e humbur në

Kërkimet për 3-vjeçarin e humbur në Durrës vijojnë, teksa në pranga bashkë me gjyshin e tij, ka rënë edhe një person tjetër.

Sipas policisë, është ndaluar vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, A. S., 49 vjeç, bashkë me gjyshin R. Gj., 60 vjeç. Në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë: B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares.

Ndërkohë, janë kryer kontrolle në banesat në Kukës dhe në Has, ku dyshohet se mbahet i mituri.

“Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, njofton policia.

Ishte nëna e 3-vjeçarit e cila denoncoi zhdukjen e fëmijës. Ajo deklaroi se e kishte çuar tek gjyshërit (prindërit e babait të fëmijës), për të qëndruar disa orë. Nëna e fëmijës tha se gjyshërit nuk e kishin kthyer 3-vjeçarin dhe as nuk i ishin përgjigjur telefonatave të saj.

Të fundit