Flash News

E-TJERA

Vijon konflikti “Veliaj-Duka”, tatimorët shkojnë në bizneset e Dukës në Durrës dhe policia bashkiake e Tiranës në zyrat e FSHF

Vijon konflikti “Veliaj-Duka”, tatimorët shkojnë në

Vijon konflikti Veliaj-Duka, disa ditë pas përplasjes publike mes presidentit të FSHF, Armando Dukës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj - është ndërmarrë veprimi i radhës në kuadër të kësaj përplasje. 

Sipas burimeve të para për mediat, policia bashkiake e Tiranës dhe inspektorati ndërtimor kanë shkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Kjo lëvizje vjen pas përplasjeve të fundit mes Dukës dhe kryebashkiakut Veliaj - të cilit iu publikua dhe një përgjim në të cilin përdorte një fjalor aspak të pranueshëm me anëtarët e shoqatës rajonale të Futbollit “Tirana”.  

Ndërsa, përfaqësuesit e hetimit tatimor janë shfaqur në bizneset e Agron dhe Armando Dukës në Durrës. 

Të fundit