Flash News

E-TJERA

Vijon protesta kundër rritjes së çmimeve, kur pritet të rimblidhen qytetarët para kryeministrisë

Vijon protesta kundër rritjes së çmimeve, kur pritet të

Qytetarët vazhdojnë të jenë para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ata bënë me dije se protesta do të zgjasë 24 orë.

Grupi iniciator ka njoftuar se qytetarët do të rimblidhen në orën 19.00 para kryeministrise, duke qenë se gjatë orëve të drekës numri i tyre u reduktua.

Marshimi nisi në orën 11.00 nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të kryeministrisë. Qytetarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protesta, derisa qeveria të plotësojë kërkesat.

Kërkesat drejtuar qeverisë janë:

-Heqje i taksës së qarkullimit

-Pezullim i TVSH-së për produktet bazë të shportës

- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve

- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës

- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve

 

Të fundit