Flash News

E-TJERA

Vijon saga e shkarkimeve, zëvendësministëri i Brendshëm liron karrigen

Vijon saga e shkarkimeve, zëvendësministëri i Brendshëm

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra një tjetër numër dy në ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të Julian Hodajt, detyrë të cilin ai e mbante që nga 9 Tetori 2017.

“LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, njofton Këshilli i Ministrave.

Të fundit