Flash News

E-TJERA

Vijon seanca ndaj Veliajt, administrata e urdhëruar sërish jashtë GJKKO-së; dalin mesazhet

Vijon seanca ndaj Veliajt, administrata e urdhëruar sërish jashtë

Teksa vijon prej disa orësh seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kanë nisur të grumbullohen sërish mbështetës të tij.

Të grumbulluar jashtë GJKKO, ata do të protestojnë për arrestimin e Veliajt. Punonjësit e administratës së Bashkisë të cilët dolën edhe paraditen e sotme duket se kanë marrë urdhër për ta bërë diçka të tillë.

Në media po qarkullojnë në fotot e mesazheve që janë dërguar në një grup që quhet "Këshilli Socialist 2024". Siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme, punonjësve të administratës u është kërkuar që të dalin të protestojnë në shenjë suporti moral për kryebashkiakun Veliaj. 

Vijon seanca ndaj Veliajt, administrata e urdhëruar sërish jashtë


Kujtojmë se kreu i bashkisë së Tiranës është arrestuar ditën e hënë me urdhër të SPAK.

Të fundit