Flash News

E-TJERA

Vijon skandali/ Pas filetove me salmonelë, në treg shiten edhe luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme

Vijon skandali/ Pas filetove me salmonelë, në treg shiten edhe

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide.

Alarmi është dhënë nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian, i cili ka sinjalizuar praninë e pesticideve në luleshtrydhe.

Një ngarkesë ka mbërritur në Shqipëri më datë 1 prill, ku bazuar në kontrollet të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Clofentezine gjë që përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ngarkesa tjetër ka mbërritur në vendin tonë më 17 mars dhe pas analizave luleshtrydhet kanë rezultuar me praninë e mbetjes së pesticideve Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, me risk për shëndetin e njeriut.

Një tjetër ngarkesë me luleshtrydhe të kontaminuara me pesticide është kapur më 05 mars dhe pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit, Hexythiazox me risk për shëndetin e njeriut.  Të tre ngarkesat kanë ardhur në Shqipëri dhe AKU njofton se u sinjalizuan nga RASFF.

Ky skandal vjen pas filetove me salmonelë që ishin importuar nga Brazili. AKU ndërhyri pas sinjalizimit, duke hequr tonelatat me fileto të infektuara, kur një pjesë ishte konsumuar nga konsumatori.

Të fundit