Flash News

E-TJERA

Vijon të digjet mali i Çikës, pritet sërish ndërhyrje nga ajri me helikopterët nga Greqia

Vijon të digjet mali i Çikës, pritet sërish ndërhyrje

Zjarri në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë aktiv. Prej pesë ditësh flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Një ditë më parë, Greqia i erdhi ën ndihmë autoriteteve tona me dy helikopterë për shuarjen e flakëve, të cilët do të ndërhyjnë edhe ditën e sotme.

Terreni i vështirë dhe përhapja e madhe e zjarrit e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Deri në momentin e mbërritjes të helikopterëve grekë, autoritetet nuk ndërhynë nga ajri, çka shton dyshimet nëse vendi ynë ka apo jo kapacitete për të operuar nga ajri.

 

Të fundit