Flash News

E-TJERA

Viktimë e mikrokredive/ Princ Leka reagon pas vdekjes së Pal Trashajt

Viktimë e mikrokredive/ Princ Leka reagon pas vdekjes së Pal Trashajt

63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, jashtë ambienteve të SPAK. Djali i 63-vjeçarit pohoi se i ati ndërmori aktin ekstrem pasi nuk po gjente drejtësi.

Edhe Princ Leka ka bërë një reagim pas vdekjes së Trashajt.

Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes. Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje për ata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan Leka duke ndarë edhe një foto me të ndjerin.

Pal Trashaj është një qytetarë që u zhvatë nga skema e kredive të vogla. Burimet bënë të ditur se vlera e kredisë së parë e parë nga 63-vjeçari ishte 76 mijë lekë, ndërsa më pas borxhi arriti në 408 mijë lekë.

Për pasojë, zyrat përmbarimore kishin vënë nën sekuestro shtëpinë e tij dhe i kishin ngrirë llogaritë bankare, madje edhe pagat e familjarëve. Në këto kushte ai ishte paraqitur në SPAK për të t’i dhënë zgjidhje situatës.

Të fundit