Flash News

E-TJERA

Vila luksoze e kthyer në shtëpi bari, arrestohet pronari i banesës dhe dy bashkëpunëtorët

Vila luksoze e kthyer në shtëpi bari, arrestohet pronari i

Policia ka arrestuar tre persona, të cilët e kishin kthyer një vilë luksoze në strehë për kultivimin e kanabisit. Kjo ndodhi në aksionin e koduar “Shtëpia jeshile”, që u zhvillua në fshatin Mallkuç në Fushë Krujë.

Në pranga përfunduan pronari i vilës luksoze 44-vjeçari Artan Muça, 26-vjeçari Gentian Muça dhe 29-vjeçari Ervin Prifti, i njohur ndryshe dhe me emrat Ervin Beti dhe Ervin Preni.

Nga hetimet rezultoi se tre të arrestuarit e kultivonin drogën me anë të llambave elektrike në vilën e Artan Muçës dhe më pas e paketonin dhe e shisnin.

Në cilësinë e provës materiale hetuesit sekuestruan 61 kilogramë kanabis të paketuar gati për shitje me vlerë rreth 100 mijë euro.

“Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare”, tha Vocaj.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit