Flash News

E-TJERA

Vila në Qerret, arkitekti i Veliajt merret për tre orë në pyetje nga SPAK

Vila në Qerret, arkitekti i Veliajt merret për tre orë në

Arkitekti Olsi Efthimi u mor në pyetje për rreth tre orë ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 14:00 dhe u largua rreth orës 17:00, ndërkohë që arsyet zyrtare të thirrjes së tij nuk bëhen ende të ditura.

Efthimi është personi që dyshohet se është marrë me ndërtimin e vilës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, në Qerret. Kjo vilë ka qenë në qendër të debatit publik, pasi Veliaj fillimisht mohoi pronësinë mbi të, duke ia atribuuar vjehrrit të tij të ndjerë.

Emri i tij ka dalë në pah edhe nga përgjimet e dosjes hetimore të njohur si “5D”, që ka çuar në arrestimin e disa ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Përveç kësaj, Efthimi përmendet edhe në vendimin e gjykatës për hetimin pasuror të SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes dhe familjarëve të tyre.

Të fundit