Flash News

E-TJERA

Villarreal ndal bavarezët, Benzema dërgon ‘los blancos’ në gjysmëfinale, Chelsea lë fronin

Villarreal ndal bavarezët, Benzema dërgon ‘los blancos’

Rrugëtimi i Bayern Munchen dhe Chelsea në Champions League përfundoi dje. Të dyja skuadrat nuk arritën dot të kualifikohen në fazën e gjysmëfinales.

Bavarezët e Nagelsmann u ndalën nga Villarreal. Spanjollët mposhtën me rezultatin 1-2 në total bavarezët. Të parët ishin spanjollët të cilët gjetën shansin e artë për të shënuar në portën e Manuel Neuer.

Bomberi polak Lewandowski do të thyente rezultatin në minutën e 52. Sulmi dhe mbrojtja bavareze nuk ishin në formën e tyre më të mirë. Chukwueze shënoi në minutën e 88 duke i dhënë fund ëndrrës bavareze, për të kaluar në gjysmëfinales e Champions League.

Real Madrid firmosi dje kalimin në gjysmëfinale. Ishte sërish Karim Benzema që në minutën e 96 i dha fitoren ‘los blancos’. Chelsea fillimisht theu akullin duke shënuar në minutën 15 me Mount, më pas Rudiger dhe Timo Werner.

Blutë, pavarësisht eliminimit, u shfaqën në top formë dhe me një performancë të shkëlqyer.

Ndërsa sot luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve mes Atletico Madrid-Manchester Citu dhe Liverpool-Benfica.

Të fundit