Flash News

E-TJERA

Vinin si ndihma humanitare, Policia sekuestron afro 2 ton ilaçe me vlerë 119 mijë euro në Portin e Durrësit

Vinin si ndihma humanitare, Policia sekuestron afro 2 ton ilaçe me

Policia ka goditur një skeme mashtrimi-kontrabandë, ku medikamentet importoheshin në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.

Autoritetet doganore në Portin e Durrësit ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre.

Medikamentet që kapin vlerën prej 119 mijë euro u sekuestruan. Sipas policisë, vlera e detyrimeve doganore të shmanguara është afro 3 milionë lekë, ndërsa penaliteti është rreth 9 milionë. Policia arrestoi dy persona A.B dhe A.P., të cilët akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”.

"Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë. U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

 

Të fundit