Flash News

E-TJERA

Vinte nga SHBA me armë dhe fishekë me vete, pranga 51-vjeçarit në Rinas

Vinte nga SHBA me armë dhe fishekë me vete, pranga 51-vjeçarit

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar që udhëtonte nga SHBA-ja drejt Shqipërisë me armë me vete në valixhe.

Sipas policisë, gjatë kontrollit 51-vjeçarit i është gjetur një armë tip pistoletë dhe 125 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Armëmbatja pa leje".

Njoftimi i plotë:

Rinas

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri.

Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Armëmbatja pa leje".

Të fundit