Flash News

E-TJERA

Vinte nga Shqipëria, kapet në Brindisi 1 kg kokainë e pastër me vlerë 400 mijë euro

Vinte nga Shqipëria, kapet në Brindisi 1 kg kokainë e pastër

Sekuestrohet në portin e Brindizit mbi një kilogram kokainë e pastër brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria, raportojnë mediat italiane.

Kontrolli i zyrtarëve të Portit të Brindizit në Itali ka zbuluar drogën e fshehur në një kamion shqiptar, me vlerë mbi 400 mijë euro.

Kamioni, i cili sapo kishte mbërritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare.

Me anë të një skaneri bë zbulimi i 1 kilogram dhe 180 gramë kokainë të pastër, e fshehur brenda kamionit.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Brindizit.

Të fundit