Flash News

E-TJERA

‘VIP-at’ e futbollit botëror drejt Tiranës, personalitetet që do të jenë në finalen e UECL

‘VIP-at’ e futbollit botëror drejt Tiranës, personalitetet

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e Conference League e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’, ku Roma dhe Feynoord do të luajnë për trofeun.

Pjesë e finales së UECL do të jenë edhe personalitete të shquara dhe mjaft të njohura në botën e futbollit. Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Andi Verçani tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se finales do t’i bashkohen ish-futbollistë si Luis Figo, Francesco Totti apo Ruud Gullit.

“Do të jetë Luis Figo, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, fitues i Topit të Artë. Do të jetë Vonimir Boban, gjithashtu një nga emrat e mëdhenj të futbollit. Fraçesko Toti, Zibi Boniek, por edhe Rud Gulit”, tha Verçani.

Sipas tij, janë rreth 70-80 mijë tifozë që pritet të vijnë në Tiranë. Rreth 2.100 forca sigurie dhe 400 vullnetarë janë angazhuar për mbështetur eventin futbollistik, të cilët janë trajnuar nga delegacionet e UEFA-s.

 

Të fundit