Flash News

E-TJERA

Virgjil Muçi dhe Rudolf Marku: Shkrimtarët e mirë nuk përdorin rrjete sociale, janë për politikanët

Virgjil Muçi dhe Rudolf Marku: Shkrimtarët e mirë nuk

Në emisionin Politiko në Top News ishte një mbrëmje shkrimtarësh, ku ishin të ftuar Virgjil Muçi dhe Rudolf Marku.

Duke folur për rolin e rrjeteve sociale në thithjen e audiencës, shkrimtari Rudolf Marku u shpreh se letërsia nuk është për miliona njerëz dhe se duhet që të shkojë lexuesi tek autori, jo autori tek lexuesi.

Letërsia nuk është për miliona njerëz. Poezia është për elitat. Shkon lexuesi tek autori. Nuk shkon autori tek lexuesi. Teknologjia duket sikur autori i lutet lexuesit vulgar”

Ndërsa shkrimtari Virgjil Muçi tha se shkrimtarët e mirë nuk kanë nevojë të përdorin rrjete sociale.

“Shkrimtarët e mirë nuk përdorin rrjete sociale. Këto nevojiten për politikanët. Shkrimtari nuk i ka mjetë të domosdoshme rrjetet sociale", tha Muçi.

Marku bëri edhe një krahasim mes shkrimtarëve profesionistë dhe të rinj.

Shkrimtarët e rinj sot sapo publikojnë një libër japin 20 intervista për gazetarët”, tha Rudolf Marku

 

Të fundit