Flash News

E-TJERA

Virologu shqiptar në SHBA: Përdorimi i gjatë i maskës do shkaktojë në të ardhmen sëmundje të frymëmarrjes dhe lëkurës në fytyrë

Virologu shqiptar në SHBA: Përdorimi i gjatë i maskës do
Arban Domi

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax, Arban Domi deklaron se përdorimi i maskës në ambiente të hapura nuk është vërtetuar për funksionin pozitiv të saj, sa i takon infektimit nga covid-19.

Duke folur nga SHBA në një lidhje direkte në ‘Opinion’, virologu thotë se e keqja e përdorimit të maskës, sidomos ajo e copës, do të krijojë probleme shëndetësore në të ardhmen në rast se përdoret gjatë dhe pa kujdes higjienik.

Nuk ka të dhëna e studime të mirëfillta klinike për funksionin pozitiv të maskës. Ajo të mbron nga kollitja apo teshtima e një të infektuari.

E keqja e përdorimit të maskës sidomos të copës është se njerëzit kur i mbajnë gjatë, sidomos që higjiena duhet të jetë perfekt, nga lagështira dhe kushteve atmosferike maska bërë poroze.

Ajo mbledh agjentë infektues dhe kur e vë në fytyrë shton numrin e agjentëve infektues, kështu që në një të ardhme të maskës përdorimi i maskës në fytyrë gjithë ditën do shkaktojë sëmundje të tjera të frymëmarrjes, ose të lëkurës e të gojës”, u shpreh Domi.

Të fundit