Flash News

E-TJERA

Virozat e stinës, mjekja pediatre në QSUT: Kam patur deri 100 vizita në ditë

Virozat e stinës, mjekja pediatre në QSUT: Kam patur deri 100 vizita

QSUT po përballet me një fluks pacientësh gjatë këtyre ditëve.

Mjekja pediatre e QSUT, Irena Gjoni deklaron në Euronews se ky fluks vjen për shkak të virozave gripale që po qarkullojnë.

Ajo tha se vetë ajo brenda turnit 12 orësh, ka pasur deri në 100 vizita në ditë.

Për shkak të flukseve dhe kapaciteteve, edhe ne si mjekë jemi të mbingarkuar. Unë kam pasur edhe 100 vizita në turnin tim, brenda 24 orëshit. Padyshim që më lodh, por pediatria është profesioni më i mirë, megjithëse edhe fëmijët janë bekim i shpirtit.

QSUT është një strukturë e mirëorganizuar dhe në bazë të funksionalitetit është një qendër e pajisur me burime njerëzore.

Duhet patur parasysh që është qytetari që duhet të zgjedhë shërbimin e ofruar. Unë si mjek jam i detyruar që t’i shërbej. Ta trajtoj rastin me shumë përgjegjshmëri”, tha Gjoni.

 

Të fundit