Flash News

E-TJERA

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave, po preken më shumë të miturit dhe të moshuarit

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave, po preken më shumë të

Fluks qytetarësh në urgjencë dhe te mjeku i familjes për shkak të gastroenteriteve apo inflamacionit me karakter viral.

Një pjesë e mirë e qytetarëve drejtohen menjëherë në urgjencë, ndërkohë që ka të tjerë të cilët drejtohen menjëherë në farmaci duke marrë mjekim pa u konsultuar më parë me mjekun, çka shpesh përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

Nëse një familjar është prekur nga gastroenteritet duhet të bëhet shumë kujdes, thotë mjekja, pasi ai kontaminon edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ndaj kërkohet kujdes i shtuar me higjienën personale dhe të ambientit dhe po kështu trajtimi me lëngje, supa e ushqime të shëndetshme./TCH

Të fundit