Flash News

E-TJERA

"Virusi nuk ndalet me propagandë", Meta publikon shifrat me Covid-19: Numri i të prekurve po rritet!

"Virusi nuk ndalet me propagandë", Meta publikon shifrat me

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një grafik të rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid në vend, duke shtuar se ,sipas tij, ky është niveli më i lartë i shënuar që pas javës së dytë të dhjetorit.

Kreu i shtetit shkruan se nevojitet një plan i qartë për menaxhimin efikas të situatës dhe përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, teksa shton se Covid-19 nuk ndalet me propagandë.

"Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.                                                                                          

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut", shkruan Meta.

"Virusi nuk ndalet me propagandë", Meta publikon shifrat me

Të fundit